Politike

Do lirojë zyrën? Meta ia plas të qeshurit me të madhe: Një pyetje e mrekullueshme…

7 Shkurt 2022, 19:31 Nga DOSJA
Do lirojë zyrën? Meta ia plas të qeshurit me të madhe:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nëse do e lirojë zyrën nëse e shkarkon Gjykata Kushteuese. Gjatë konferencës së sotme, Meta tha se institucioni i Presidencës është në shërbim të popullit dhe se 2 të 3 e votave mund ta shkarkojnë Presidentin.

Ilir Meta (Qesh me zë të lartë): Ua, kjo ishte një pyetje e mrekullueshme. E jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo ditë dhe çdo sekondë në shërbim të popullit të Shqipërisë, Presidenti, që ta dini mirë, se ju e dini. Se s’keni nevojë të të shohin për të kuptuar se si ka qenë situata, presidenti ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetua e Republikës. Jo rastësisht. Ai është kreu i shtetit dhe garanti më i lartë i Kushtetutës. Duhen 2/3 për ta shkarkuar, që mos të bëhet një noter i qeverisë dhe një skllav i pushtetit. Dhe Kushtetuta e thotë shumë qartë se presidenti vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë, këto janë ato që kanë të bëjnë me tradhti ndaj atdheut. E unë nuk kam kryer asnjë tradhëti ndaj atdheut, besoj e morët përgjigjen.

LAJMI KRYESOR: Meta-Kushtetueses: S’shpëtoni nga llogaridhënia! Rama më diskreditoi, iu përgjija

(I.A;f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll