Politike

Dvorani në Kushtetuese? Meta nuk zmbrapset: E ka vendin në burg!

7 Shkurt 2022, 20:59 Nga DOSJA
Dvorani në Kushtetuese? Meta nuk zmbrapset: E ka vendin në burg!

TIRANË– Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani e ka vendin në burg, sipas Presidentit Ilir Mëta. I ftuar në Çim Peka Live”, Meta u pyet se çfarë do të bënte nëse Dvorani do t’i shkonte për betim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai tha i prerë se vnedi i Dvoranit nuk është në asnjë institucion tjetër, përveç burgut.

“Ardian Dvorani e ka vendin në burg një ditë dhe atje do të shkojë. Nuk ka zot që e mbron sepse ka shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ka provokuar një konflikt të jashtëzakonshëm midis Presidentit dhe Kuvendit. Ka bërë një akt shumë të turpshëm që nuk duhet ta bëj kurrë një jurist, sepse është paralajmëruar nga Presidenti. Këtu themelet e sovaranizmit kanë të bëjnë me shenjtërimin e Kushtetutës.”- tha Meta.

Konflikti mes Metës e Dvoranit:

Presidenti kallëzoi ish-kreun e KED-së për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta thoshte se Dvorani qëllimisht dërgoi në të njëjtin ditë tek presidenti dhe Kuvendi dy lista njëherazi për dy vakanca pa ndjekur radhën President-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Presidenti thoshte se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, vendim që e publikoi vendimin në Fletoren Zyrtare. Presidenti Ilir Meta firmosi dhe kallëzimin penal kundër kryetarit të atëhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pasi e akuzonte për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta ardian dvorani ilir meta

Sondazh

Poll