Politike

Kryemadhi: Meta nuk bën gabime por besimi i im te ai është zero

7 Shkurt 2022, 20:55 Nga DOSJA
Kryemadhi: Meta nuk bën gabime por besimi i im te ai është zero

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ambicja e Presidentit Ilir Meta është përtej partisë. I ftuar në emisioni ‘Log’ në AbcNews, Kryemadhi tha se nuk i takon asaj të analizojë rikthimin dhe lëvzjet e Metës për Presidencës.

“Ilir Meta ka thënë do flasë vetë kur të ikë nga zyra e presidentit. Janë edhe shumë prapaskena të tjera për të krijuar destabilitet. Nuk më takon mua të analizoj këtë gjë. Mendoj që Meta nuk është thjesht çështje rikthimi në LSI. Ai del më tej se LSI në mendimin tim”, deklaroi ajo.

Për rikthimin e Metës në LSI, Kryemadhi tha se nuk ka biseduar me të, pasi që pas djegieve të mandateve besimi i saj te Meta është zero. Por ajo gjithashtu shtoi se Meta nuk bën asnjëherë gabime.

“Për hir të së vërtetës jam e bindur që nuk e konsumon një gjë të tillë, besimi im politik tek ai është zero. Jam e bindur që Meta nuk bën kurrë gabime. Edhe nëse bën gabime i bën për të testuar. Nuk besoj se ka të bëjë me 6 Marsin. Populli i 2 Marsit ka qenë më shumë në Tiranë. Populli i PD kishte urdhër të mos dilte në shesh më 2 Mars”, deklaroi Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2022, 20:03

Meta: Rikthehem si President….pas 25 vitesh!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekaruar se në këtë post mund të rikthehet sërish. I ftuar në”Çim Peka Live”, Meta tha se kjo me siguri nuk ës...