Politike

Kryemadhi: Nëse më shpallin non grata do kursej lekët e biletave

7 Shkurt 2022, 21:06 Nga DOSJA
Kryemadhi: Nëse më shpallin non grata do kursej lekët e biletave

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha i cili ka deklaruar se do shpallen non grata edhe Ilir Meta me Edi Ramën. E ftuar në emisionin “Log.” në AbcNews, Kryemadhi tha se Meta e mbron mirë veten e tij dhe se marrëdhëniet me SHBA-të nuk kanë qenë kurrë personale por institucionale.

“Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, e gjithë familja jonë e ka ligj që nuk nuk lobohet për asgjë që është e drejtë. Ilir Meta nuk ka nevojë ta ndihmojë Monika Kryemadhin për të lobuar. E mbron veten më mirë se askush tjetër. Marrëdhëniet me SHBA nuk kanë të bëjnë me çështjet personale. Kam qenë në SHBA ku jam takuar me miq amerikanë. Kam diskutuar për situatën në Shqipëri. Kemi qenë lider për politikën e fqinjësisë së mirë. Tentativa për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne partnerë strategjikë kemi SHBA, as Serbinë dhe as vendet e tjera. Ne merremi me kush do të jetë në listën non grata dhe nuk merremi ku do të jetë Shqipëria nesër. Ka shumë mënyra për ta intimiduar një njeri por nuk mendoj se ky është problemi”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi ka shtuar se Basha ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Ndërkohë që shtoi se nëse do të shpallej non grata bashkë me Metën i bënin nder, pasi u kursejnë lekët e biletave.

“Para se Basha të bëhet zëdhënës i Ramës, duhet pyetur Basha sa vite ka që nuk shkon në SHBA. Pse nuk shkon në SHBA. Selinë e mbron Gazi. Duhet të kuptojmë një gjë nëse do kishte drejtësi në Shqipëri do ndiqnim paratë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës me kë grupe lobimi kanë punuar në SHBA. Kryemadhi është mirënjohëse nga SHBA për shkollën e saj. Nuk është Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta non grata. Edhe po qe Kryemadhi non grata nder do na bëjnë se do na kursejnë lekët e biletave. Partnerët tanë e dinë mirë kush ishte iniciatori i djegies së mandateve. Bashës ia kam bërë të qartë nëse tradhton kauzën e djegies së mandateve nuk të ndahem këmba këmbës. Nuk i ndahem, do ta luftoj”, tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll