Politike

Ambasadorja i dërgoi SMS Metës, Berisha: Akt shumë i rëndë nga Guvernatorja Kim

7 Shkurt 2022, 20:57 Nga DOSJA
Ambasadorja i dërgoi SMS Metës, Berisha: Akt shumë i

TIRANË- Disa muaj më parë, Presidenti Ilir Meta deklaroi në një intervistë televizive disa muaj më parë se mori një mesazh në celular nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Këtë mesazh, ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron “akt të rëndë dhe të papranueshëm” nga ana e ambasadores Kim.

I ftuar në studion e Klan News përballë gazetares Mirela Milori, Berisha u shpreh se ambasadorja ka shkelur Kushtetutën dhe në rast vërejtje ndaj Presidentit Ilir Meta, mund t’i dorëzonte atij notë proteste dhe jo t’i dërgonte SMS kreut të shtetit.

Mendoj se një akt shumë i rëndë, shumë i papranueshëm ka qenë mesazhi që ka guxuar t’i dërgojë gjatë bisedës Guvernatorja Kim. Dhe ajo është në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit, të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, të Konventës së Vienës. Nuk i dikton ajo. Ajo mund të ketë shumë vërejtje dhe shkon të nesërmen e i dorëzon demarshin, i dorëzon notën, i bën të gjitha. Por është një arrogancë e pakufishme, i lejon vetes t’i drejtojë kryetarit të shtetit mesazhe në kohën kur ai po jep intervistë. Ajo mund të bënte konferencë shtypi direkt në ambasadë dhe t’i rreshtonte të gjitha ç’kishte për të, por një ndërhyrje të tillë nuk mund ta bënte kurrë”, u shpreh Sali Berisha.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta sali berisha yuri kim ilir meta sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2022, 20:03

Meta: Rikthehem si President….pas 25 vitesh!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekaruar se në këtë post mund të rikthehet sërish. I ftuar në”Çim Peka Live”, Meta tha se kjo me siguri nuk ës...