Aktualitet

Shantazhuan 17-vjeçaren, lihen në burg tre autorët në Korçë

7 Shkurt 2022, 11:48 Nga DOSJA
Shantazhuan 17-vjeçaren, lihen në burg tre autorët në

KORÇË – Gjykata e Korçës la në burg shtetasit Ksandro Pashollarin, Xhulio Dapellarin dhe Eris Beqon, të cilët akuzohen se kanë shantazhuar dhe zhvatur një vajzë 17-vjeçare. Trupa gjykuese e çështjes pranoi kërkesën e prokurorëve që për 3 personat e sipërpërmendur të caktohej masa “arrest me burg”. Lidhur me këtë ngjarje është ende në kërkim Kristian Ali. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Pashollarin, Dapellarin dhe Beqon në kërcënimin dhe marrjen me dhunë të një sasie parash nga minorenia.

Të 3 personat u ndaluan ditën e shtunë nga uniformat blu të qytetit juglindor. Sipas të dhënave të hetuesve, ata kanë marrë në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme nga adoleshentrja shuma nga 200 mijë lekë deri në 8 mijë euro. Gjatë arrestimit, efektivët sekuestruan 100 mijë lekë, 6 mijë euro, 4 telefona dhe një makinë “Benz”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce kristjan ali arrestim ne korce kristjan ali

Sondazh

Poll