Aktualitet

Pengmarrja në Athinë, mediat greke: Autori një 30-vjeçar nga Shqipëria

6 Shkurt 2022, 21:13 Nga DOSJA
Pengmarrja në Athinë, mediat greke: Autori një 30-vjeçar

GREQI – Autori i pengmarrjes së 4 personave (nënës, gruas, motrës dhe një shoqe të saj) në bulevardin “Marathonos” në zonën Palini të Athinës është një 30-vjeçar me origjinë shqiptare. Mediat helene ende nuk kanë zbuluar edhe nuk kanë marrë informacione nga policia për identietin e pengmarrësit.

Sipas të dhënave të fundit, ai nuk ka mbajtur armë gjatë kohës që mbajti peng 4 personat në në apartament. Ai rezulton se vuan nga probleme të rënda mendore. Pas gati një ore pengmarrjeje dhe bisede me një negociator të policisë, 30-vjeçari u arrestua dhe është dërguar për kontroll mjekësor në një klinikë psikiatrike.

Burimi: Astra TV

LEXO DHE KËTË:

Mori peng 4 persona, merr fund paniku në Greqi,arrestohet autori me probleme mendore

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni pengmarrje ne greqi pengmarrje ne greqi

Sondazh

Poll