Bota

Helmimi i qytetarëve të Deçanit, Prokuroria e Pejës jep sot detaje

7 Shkurt 2022, 06:51 Nga DOSJA
Helmimi i qytetarëve të Deçanit, Prokuroria e Pejës jep

KOSOVË– Prokuroria Themelore e Pejës sot do të mbajë ditën e sotme konferencë për media, lidhur me hetimet rreth rastit të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, në korrikun e vitit të kaluar. Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në orën 12:00, në institucionin e Prokurorisë në Pejë.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencë e organizuar për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, ku temë diskutimi do jetë hetimi i rastit të helmimit të mija qytetarëve në komunën e Deçanit vitin e kaluar”, bëhet e ditur në njoftim.

Mbi 1 mijë e 500 persona, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë u helmuan në korrik të vitit të kaluar, në Deçan. Komuna kishte shpallur gjendje emergjente, ndërsa Prokuroria kishte nisur hetimet se si kishte ndodhur helmimi i qytetarëve. Dyshimet e para ishin se banorët e Komunës së Deçanit ishin helmuar nga uji i pijshëm.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll