Bota

I uruan vdekjen Erdoganit pasi rezultoi poziviv me COVID, arrestohen 5 turq

6 Shkurt 2022, 16:38 Nga DOSJA
I uruan vdekjen Erdoganit pasi rezultoi poziviv me COVID, arrestohen 5 turq

TURQI – 5 persona u arrestuan sot në Turqi me akuzën e talljes së presidentit Rexhep Taip Erdogan, i cili është infektuar së bashku me bashkëshorten me COVID-19. Mediat turke shkruajnë se janë verifikuar rreth 30 adresa në rrjetet sociale, por autoritetet e rendit dhe ligjit nuk kanë treguar se çfarë përmbajtjesh fyese janë hedhur në adresë të kreut të shtetit.

“Sabah”, një media pro-qeverisë raporton se personat e arrestuar i kanë uruar vdekjen Erdoganit. Pas verifikimeve, janë lëshuar 8 urdhra arresti. Njëri prej të ndaluarëve ndodhet jashtë vendit. Ai rezulton të jetë një ish-notar i ekipit kombëtar turk. Ish-sportisti shkruante se po përgatiste hallvë për t’ua shpërndarë fqinjëve të tij. Kjo ëmbëlsirë përgatitet gjithmonë në raste të vdekjeve.

“Ne lutemi, mos u shqetëso. Po bëj 20 copa hallvë. Kur të vijë koha, do ta shpërndaj në lagje”, është komenti në “Twitter i njërit prej personave të arrestuar për fyerje ndaj Erdoganit.

Burimi: Cyprus Mail

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni recep tajip erdoğan me covid recep tajip erdoğan me covid

Sondazh

Poll