Bota

Propozimi i Elizabetës II për Camillan, reagojnë princi William dhe gruaja e tij

6 Shkurt 2022, 21:33 Nga DOSJA
Propozimi i Elizabetës II për Camillan, reagojnë princi William

BRITANI E MADHE – Princi i Anglisë William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton reaguan pas deklaratës së Mbretëreshës Elizabeta II, e cila shprehu dëshirën që Dukesha e Cornwall Camilla të jetë mbretëresha e re e ishullit britanik.

Në një letër të publikuar në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram, princi ëilliam dhe bashkëshortja e tij reaguan pozitivisht ndaj propozimit të Elizabetës II duke i dhënë “like” dëshirës së saj.

“Në prag të 70-vjetorit të ngjitjes së saj në fron, Mbretëresha ka shkruar një mesazh që falenderon publikun dhe familjen e saj për mbështetjen e dhënë si dhe po pret për festimet e Jubileut Platin (përvjetori i marrjes së fronit anglez nga Elizabeta II) për vitin e ardhshëm. Në mesazhin e saj, ajo i referohej deklaratës kur mbushi 21 vjeç kur premtoi se do të dedikonte jetën e saj popullit të Komonuelthit me fjalët: ‘Unë deklaroj këtu përpara jush se me gjithë jetën time, qoftë e gjatë apo e shkurtër, do t’ia kushtoj shërbimit tuaj”, shkruhej në pjesë përmbledhëse të letrës së Mbretëreshës Elizabeta II.

Princi Charles, djali i Elizabetës II është pasardhësi i saj në fronin e Anglisë. Bashkëshortja e tij, Camilla, Dukesha e Cornwall do të jetë mbretëresha e re e Anglisë.

Burimi: Hello Magazine

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota camilla elizabeta ii kate middleton princi william camilla elizabeta ii kate middleton princi william

Sondazh

Poll