Bota

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Kampanos, publikohen fotot e Roxhers Demirazit

6 Shkurt 2022, 15:40 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Kampanos,

GREQI – Kjo është fotoja e 20-vjeçarit Roxhers Demirazit, 20-vjeçarit shqiptar, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia greke për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik mëngjesin e së martës.

Policia greke raporton se Demirazi është larguar nga Greeqia në 2 shkurt në më pas se 24 orë pas ngjarjes së rëndë. Sipas të dhënave, dyshohet se ia ka kaluar normalisht kufirin dhe nuk ka hasur asnjë problem duke mbajtur dhe pasaportën e tij.

“Do ta zbuloj se çfarë ka ndodhur deri tani. Nëse nuk marr kopjet e materialeve të ngjarjes që ka ndodhur, nuk mund të them asgjë. Kam dëgjuar thashethemne se më shumë se 6-7 persona janë identifikuar. Ndonjëherë dëgjoj se dy makina janë përfshirë në vrasjen e Kampanosit, disa thonë 3 automjete. Dje më thanë se ishin 4. Kjo më jep një përshtypje të keqe se bashkëpunëtorët e tjerë në krim nuk janë arrestuar. Kam dëgjuar se njëri prej tyre është arratisur në Shqipëri. Ai nuk do të kthehet kurrë në Greqi për t’u gjykuar nëse Shqipëria nuk e ekstradon”, deklaroi avokati i familjes së Aliks Kampanos, Aleksi Kugias.

Mediat helene shkruajnë se policia ka kërkuar në vendlindjen e Demirazit në një fshat të Korçës, por nuk kanë gjetur gjurmë të tij. Ka dyshime se mund të jetë duke u fshehur në Tiranë.

Burimi: Pro neës

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll