Bota

Universiteti i Kembrixhit heq flamurin e LGBTI nga godina, zbulohet arsyeja

6 Shkurt 2022, 22:19 Nga DOSJA
Universiteti i Kembrixhit heq flamurin e LGBTI nga godina, zbulohet arsyeja

BRITANI E MADHE – Heqja e flamurit të komunitetit LGBITI në kolegjin e Gonville & Caius të Universitetit të Krembixhit ka ngjallur pakënaqësinë e anëtarëve të këtij komuniteti. Kryesia e kolegjit është shprehur se e ka marrë këtë vendim pasi nuk dëshiron të krijojë ndasi dhe diferencime në trajtimin e studentëve duke vendosur simbole dalluese, por nëpërmjet flamurit me simbolin e kolegjit krijohet një bashkë pa diferencime, ku të gjithë duhet të ndihen të barabartë.

Por, te disa studentë të këtij kolegji, ky vendim nuk është pritur mirë. Natasha Naidu, e cila studion master në kolegjin e Gonville dhe Caius ndihet e tradhëtuar nga kjo sjellje e trupës pedagogjike. Anthony Bridgen, një tjetër student shton se heqja e flamurit të LGBTI i ka lënë shije të hidhur.

“Është vendim regresiv që dëmton punën e madhe për të përmirësuar aksesin, diversitetin dhe barazinë në Caius në vitet e kaluara. është përfaqësim i shumicës mashkullore, racës së bardhë të cilët nuk duan t’ia dinë për padrejtësitë qëu bëhen minorancave”, shprehet Bridgen.

Kolegji theksoi në një deklaratë zyrtare se qëllimi i saj me heqjen e flamurit të komunitetit LGBTI është spastrojnë diskriminimin brenda komunitetit të kolegjit Gonville dhe Caius.

“Është detyrë për ne që të realizojmë të gjitha ndryshimet për të përmirësuar diversitetin dhe të spastrojmë diskrimimin përderisa ne po impenjohemi si komunitet në Caius për të mbështetur përfaqësimin e gjerë. Kolegji i Gonville dhe Caius është i vendosur të përmirësojë këtë situatë. Flamuri i kolegjit është simbl që bashkon të gjithë komunitetin e Caius”, shkruhet në deklaratën zyrtare të kolegjit pjesë të Universitetit të Kembrixhit.

Burimi: Daily Mail 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota britani e madhe lgbti britani e madhe lgbti

Sondazh

Poll