Bota

Media ekuadoriane: Mafia shqiptare prej 10 vitesh këtu, lufton me kartelet meksikane

6 Shkurt 2022, 16:13 Nga DOSJA
Media ekuadoriane: Mafia shqiptare prej 10 vitesh këtu, lufton me kartelet

EKUADOR – Duke folur për prezencën karteleve kolumbiane dhe meksikane në Ekuador, nuk përbën më çudi, veçanërisht gjatë 2021 kur shpërtheu kriza e burgjeve.

Në 22 janar, në një restorant të Guajakilit, një shqiptar me emrin Ergys Dashi u vra. Sipas mediave europiane, ai konsiderohej njëri prej liderëve të një grupi trafikantësh dhe më parë ishte burgosur në Itali në periudhën 2014-2017.

Nuk është ky i vetmi rast. Në 2020, Adriatik Tresa u vra në Daule nga disa persona hynë në shtëpinë e tij të veshur si policë. Në atë kohë, policia tha se vrasja e tij kishte lidhje me trafikun e drogës.

Bajron Ramos, zv/drejtori i Policisë Kombëtare të Antidrogës në Ekuador thotë në një intervistë për Ecuavisa.com se që prej vitit 2015, prezenca shqiptare e lidhur me trafikun e drogës në vend filloi të vërehej shumë.

Duke shtuar, ai thotë se 5 persona të kombësisë shqiptar janë arrestuar për trafk droge. Megjithatë, ai nuk specifikon se të dhënat sigurojnë vetëm këto raste.

“Operacionet që po kryejmë janë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ata nuk hetohen vetëm në Europë”, shprehet zyrtari i lartë i policisë Ekuadoriane.

Mbiprodhimi i kokainës, përse Ekuadori është vend kaq tërheqës për këto organizata mafioze?

Arsyeja kryesore ka të bëjë me rritjen e prodhimit në vendet fqinje, nënvizon Mario Pazmino, ish-drejtor i inteligjencës ushtarake dhe sigurisë ndërkombëtare, sot analist.

Me këtë arsyetim bashkohet edhe koloneli Bajron Ramos. “Në Kolumbi, në këtë moment janë prodhuar rreth 1300 ton kokainë. Grupet mafioze kanë parë mundësinë për ta marrë këtë mall në vendin e tyre”, deklaroi zv/drejtori i Policisë Kombëtare të Anti-drogës në Ekuador,

Pazmino plotëson të dhënat dhe thotë se sipas agjencisë së inteligjencës kolumbiane 37.5% e prodhimit të kokainës në Kolumbi kalon nëpërmjet territorit Ekuadorian.  “Sasia e drogës që tranportohet shkon nga 600-700 tonë, nga e cila është kapur një sasi prej 200 tonësh, por pjesa tjetër vazhdon të kalojë në Kolumbi”, deklaron Pazmino.

Në fakt, në vitet 2016-2019, Shqipëria ka sekuestruar 1 ton drogë nga Ekuadori.

Burimi: La Verdad

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kokaine nga ekuadori kokaine nga ekuadori

Sondazh

Poll