Aktualitet

Berisha nis fushatën elektorale në Sukth:Hoti kishte frikë nga primaret,votoni Mukën

6 Shkurt 2022, 08:39 Nga DOSJA
Berisha nis fushatën elektorale në Sukth:Hoti kishte frikë nga

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur fushatën elektrorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Sot së bashku me kandidatin për kryetar bashkie në Durrës, Ardian Muka, Berisha ka mbajtur një takim elektoral në Sukth. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse me banorët e Sukthit, Muka ka premtuar se do të punojë për qytetarët në bashki dhe jo për qeveritarët e Ramën. Ai gjithashtu bëri thirrje që të gjithë qytetarët të bëhen bashkë për të marrë fatin e qytetit të tyre në duar.

Nga ana tjetër Berisha nuk i kurseu akuzat për Ramën dhe as për kryeopozitarin Lulzim Basha, të cilin e quajti humbës kronik. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se dyert për zgjedhjet primare ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por sipas Berishës ai kishte frikë nga vota e qytetarëve ndaj dhe u bë kandidat i Bashës.

Berisha tha se me heqjen e portit të Durrësit janë hequr 12 mijë familje nga puna. Ai gjithashtu theksoi se porti mund të ndërtohet në zonën e Porto Romanos, por toka ku është porti momentalisht duhet tu kalojë durrsakëve. Ish-kryeministri foli edhe për rritjen e çmimit të naftës, ku ia vuri fajin qeverisë dhe jo bursës. Pasi sipas tij, ne e blejmë naftën 3 herë më shtrenjtë se sa është në bursë dhe kjo për të vjedhur qeveritarët. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Berisha: Rritja e çmimit të naftës vjen për shkak të qeverisë, kjo është vjedhje

Berisha: Dyert për Primare ishin dhe për Luan Hotin po ai kishte frikë nga vota juaj

Berisha nga Durrësi: Nuk ndahet porti nga qyteti, 12 mijë familje mbetën pa punë

Muka: Poshtë pushteti dhe rroftë qyteti, nuk do punojmë Ramën po për Durrësin

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ardian muka sali berisha sali berisha ne sukth zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka sali berisha sali berisha ne sukth zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll