Aktualitet

‘Do e zgjidhim me KANUN’/ Poshtë zyrës, banori-Ramës: Nëse më prish shtëpinë…

6 Shkurt 2022, 11:46 Nga DOSJA
‘Do e zgjidhim me KANUN’/ Poshtë zyrës, banori-Ramës:

TIRANË– Banorët e 4 zonave të Tiranës po protestojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama kundër aksionit për shembjen e banesave të tyre. Një prej banorëve paralajmëron kreun e qeverisë së nëse nuk zbaton Kushtetutën, atëherë ai do të vendosë në zbatim ligjet dhe kodet e Kanunit. Sipas tij, pa shtëpinë, jeta për të nuk ka kuptim.

“Nëse doni gjak të parin e keni tek shtëpia ime. Nëse nuk zbatoni Kushtetutën. Unë i pari me vëllezër e motra, do zbatoj Kanunin. Nuk kam frikë. Unë jam i vdekur nëse më prish banesën time. Nëse më prish banesës që kam 30 vite, do ta mbroj me gjak. Më mirë hajde më vrit se të më lësh në rrugë të madhe. Nëse ti nuk vjen, do të të gjejë një gjë që ti nuk e mendon,”-thotë banori.

LAJMI KRYESOR: Shembja e banesave/ Protesta tek Kryeministria, fëmijët-Ramës: Mos na i prish shtëpitë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta tek kryeministria 6 shkurt 2022 protesta tek kryeministria 6 shkurt 2022

Sondazh

Poll