Aktualitet

Ishte në kërkim për sulmin ndaj KZAZ-së, arrestohet në kufi me Maqedoninë kryetari i PD-së së Dibrës

1 Korrik 2019, 15:20 Nga DOSJA
Ishte në kërkim për sulmin ndaj KZAZ-së, arrestohet në

DIBËR-  Është ndaluar në kufi me Maqedoninë në doganën e Bllatës, kreu i Partisë Demokratike të Dibrës, Korab Muça.

Ai ishte shpallur në kërkim policor, për protestën që u bë më 28 qershor në Dibër, ku u sulmua nga militantë të PD-së, KZAZ-ja numër 19, në brendësi të së cilës ishin materialet zgjedhore.

Po ashtu është ndaluar dhe sekretari i Degës së PD Dibër, Luan Haga dhe djali i ish-deputetit Xhemal Gjunkshi.

Arsyeja e ndalimit është për shkak të protestës së bërë tek KZAZ NR19 Dibër, sipas informacioneve priten edhe arrestime të tjera.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korab muça luan haga sulmi ndaj kzaz-se ne diber xhemal gjunkshi korab muça luan haga sulmi ndaj kzaz-se ne diber xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll