Aktualitet

#Edheunë”, aktorja Plasari u përgjigjet kritikëve: Jam në krye të detyrës, po punoj kundër diktaturës

1 Korrik 2019, 14:55 Nga DOSJA
#Edheunë”, aktorja Plasari u përgjigjet kritikëve: Jam

TIRANË- Një ditë më parë në rrjet u bë një pyetje për të gjitha artistët e njerëzit e njohur që kishin vendosur para zgjedhejve hashtagun #Edheunë dhe kishin premtuar se nuk do lejonin të tjerët që të shkonin të votonin, se pse u shua lëvizja e tyre.

Kësaj pyetje i është përgjigjur sot Selilia Plasari, i cila ishte një ndër mbështetëset e kësaj nisme. Në një reagim Plasari shkruan se  ajo është në krye të detyrës duke u përkthyer gazetarëve të huaj të llojit, Peter  Tiede, gjithë finesat e zgjedhjeve moniste.

Jam në krye të detyrës, duke ju shpjeguar dhe përkthyer gazetärëve francezë të llojit të Peter Tiede, gjithë finesat e zgjedhjeve moniste, ato “shqiptaret”, të cilat ata nuk i kuptojnë dot. Jo vetëm dje, por edhe në ditët në vijim. Mos prisnit t’ju sillja edhe unë në zgjedhje ndonjë gomar? Apo të këndoja “Edi Rama tungjatjeta? “Këto i bëri gjenia e popullit për mrekulli! Ne të tjerët, secili sipas mënyrës së vet, po punojmë kundër diktaturës”, shkruan ajo.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar kapexhiu edhe une nisma edhe une sesilia plasari bujar kapexhiu edhe une nisma edhe une sesilia plasari

Sondazh

Poll