Aktualitet

DEDIKIMET-Trishtim! Vdekja e Ryan nga Maroku “pushton” rrjetet, lot e lutje për të

6 Shkurt 2022, 07:55 Nga DOSJA
DEDIKIMET-Trishtim! Vdekja e Ryan nga Maroku “pushton” rrjetet, lot

MAROK– 5-vjeçari fatkeq Ryan Avram bashkoi gjithë botën në lutje për të! Por fatkeqësisht nuk ia doli që të mbijetonte “sfidës” që i mori jetën. Prej 5 ditësh ai ishte bllokuar në një pus 34 metra të thellë, duke mos mundur që të dilte gjallë prej andej. E gjithë bota kishte kthyer sytë duke ndjekur hap pas hapi misionin e shpëtimit të vogëlushit, ndërsa tanimë pas ndarjes së tij nga jetë, rrjeti është mbushur me mesazhe ngushëllimi. Ndërsa nuk mundojnë as pamjet e tij, nënës së tij dhe pikturave dedikuar të voglit.

“Djali i vogël lidhi njerëz në mbarë botën. Pusho në paqe engjëll i vogël”, është një nga mesazhet e shumta që pasoi lajmin për vdekjen e djalit.

#Rayan is rushed to the near by hospital. Prayers of every pounding heart and efforts of rescuers have made it possible. Hi is health condition is still unknown. We are hopeful, God is kind#SaveRayan pic.twitter.com/HTskZXZuoG

— ??Sharifullah Muhammad?? (@sharifullahpk) February 5, 2022

Ryan Avram ra në fund të një pusi 32 metra të thellë, në kodrat pranë Chefchaouen. Zona kodrinore rreth Chefchaen është shumë e ftohtë në dimër dhe megjithëse ushqimi iu dërgua brenda të miturit, nuk dihet nëse arriti që të ushqehej. Sipas raportimeve të mediave nga vendi i ngjarjes, një helikopter dhe ekipe mjekësore të specializuara ishin duke pritur që shpëtimtarët të nxirrnin Ryan në sipërfaqe dhe më pas ta transportonin atë në spital. Por nuk ia dolën dot!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore marok ryan avram marok ryan avram

Sondazh

Poll