Aktualitet

Dënimi i Tahirit, flet Meta: Film me regji! Rama e përdori se ishte natyrë impulsive

5 Shkurt 2022, 20:25 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit, flet Meta: Film me regji! Rama e përdori se ishte

TIRANË– Për Presidentin Ilir Meta, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk është personi që e ka kanabizuar Shqipërinë. Në një intervistë për TV1Channel, Meta tha se dënimi i Tahirit është një film me regji, një proces i orkestruar nga vetë kryeministri i vendit. Ai tregoi se i ka thënë vetë kryeministrit të vendit se nuk ka qenë dakort për vendosjen e Tahirit si ministër të brendshëm pasi nuk e konsideronte të pjekur mjaftueshëm për atë post. Sipas tij, Tahiri u përdor nga Rama për të fshehur përgjegjësitë e veta, duke përfituar nga natyra e tij impulsive.

“Film me regji, është një proces që për fat të keq është parashikuar nga unë prej kohësh. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë, ai ka përgjegjësinë e tij sepse kemi shumë ngjarje, politizim ekstrem të Policisë së Shtetit. Unë jam shumë i qetë sepse edhe vetë Ramës i kam thënë që kjo është një zgjedhje e gabuar. Edhe vetë Saimirit ia thashë, ‘nuk kam asgjë me ty, por nuk ke pjekurinë e duhur’. I kam thënë dhe kujdes sepse mund të të përdorë zotëria. Ditën që Rama ka dashur ta heq më ka ftuar tek Sofra e Ariut dhe më tha ‘ja ta plotësova dëshirën dhe e hoqa Tahirin’. Ti i thashë mos bëj gallatë me mua, po e heq për arsye të tjera, e mori në qafë sepse ai kishte natyre impulsive. Nuk është ai arkitekti, është përgjegjës pa asnjë diskutim, por kryepërgjegjësi po e përdor për të fshehur përgjegjësitë e veta jo vetëm në këtë çështje, por në shumë të tjera,”- tha Meta.

Ish-ministri u dënua ditën e djeshme nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e vitit 2019, dhe e shpalli fajtor Tahirin për shërdorim detyre. Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve grupin Habilaj, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë në këmbim të përfitimeve monetare. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore denohet saimir tahiri ilir meta saimir tahiri denohet saimir tahiri ilir meta saimir tahiri

Sondazh

Poll