Bota

Kriza energjitike gjen ‘zgjidhje’, Shqipëria do të marrë gaz nga Azerbajxhani

5 Shkurt 2022, 21:33 Nga DOSJA
Kriza energjitike gjen ‘zgjidhje’, Shqipëria do të

AZERBAJXHAN– Bashkimi Europian po kërkon më shumë gaz natyror nga Azerbajxhani, gjë që do ta kthejë Shqipërinë në një factor kyç për energjinë në Evropë. Trend.az shkruan se Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev është shprehur se Shqipëria do të jetë gjithashtu një përfituese e gazit nga Azerbajxhani. 

Në takimin e 8 të Këshillit Këshillimor të Korridorit Jugor të Gazit (SGC), gazi Aliyev është shprehur se është i gatshëm të furnizojë dhe Shqipërinë pasi Azerbajxhani ka nevojë për tregje të reja.

“Jam i sigurt që sapo Shqipëria të përfundojë rrjetin e saj të shpërndarjes së gazit, do të jetë gjithashtu një përfituese e gazit nga Azerbajxhani. Gjithashtu, mund të nënvizojmë faktin se në takimin e sotëm kemi më shumë vende dhe kompani të pranishme se vitin e kaluar. Kemi pjesëmarrës të rinj që tregojnë se gazi i Azerbajxhanit është i nevojshëm në tregje të reja. Dhe ne jemi gati sepse Azerbajxhani ka qenë gjithmonë një furnizues i besueshëm i burimeve të energjisë në tregun ndërkombëtar,”- tha kreu i shtetit.

Përse po merret gaz nga Azerbajxhani?

Komisioneri i Energjisë i Bashkimit Europian, Kadri Simson, udhëtoi në Azerbajxhanin e pasur me energji në mes të përpjekjeve të Europës për të siguruar gaz. Kjo vjen pasi e gjithë Evropa po përballet me fatura të kripura nga Rusia për sasi të vogla gazi, krahasuar me nevojën. Simson tha në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, se BE-ja shpreson për rritjen e eksportit të gazit në Europë nga Azerbajxhani me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), që kalon përmes Greqisë dhe Shqipërisë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota azerbajxhan ilham aliyev kriza energjitike azerbajxhan ilham aliyev kriza energjitike

Sondazh

Poll