Bota

EMRAT/ Identifikohen 2 nga 10 viktimat që u groposën pranë kryebashkiakut në Meksikë

5 Shkurt 2022, 17:43 Nga DOSJA
EMRAT/ Identifikohen 2 nga 10 viktimat që u groposën pranë

MEKSIKË– Janë identifikuar dy nga dhjetë trupat e pajetë që u gjetën në një varr masiv të hapur pranë rrugës në San José de los Sauces në Meksikë, shumë pranë pallatit të kreut të bashkisë së Escobedo Nuevo Leon. Bëhet fjalë për dy vajza, Naomi Elizabeth García Arambula 22-vjeç që u zhduk më 16 janar dhe Mario Parra Márquez, një 28 vjeç që u zhduk në të njëjtën ditë me të parën. Të dyja ato kishin plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Hetuesit po punojnë për përcaktimin e identitetit të viktimave të tjera por për shumë prej tyre ka avancuar dekompozimi ç’ka vështirëson punën.

Të gjithë viktimat besohet janë pasojë e luftës në zonën ku operon karteli famëkeq Sinaloa. Varri masiv u zbulua pas arrestimit të kreut të këtij karteli, Alan “el Cano” Ervey. Ai u arrestua nga autoritetet më 19 janar bashkë me shtatë bashkëpunëtorë në zonën e Guadalupe, në Monterrey.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mario parra márquez meksike naomi elizabeth garcía arambula sinaloa mario parra márquez meksike naomi elizabeth garcía arambula sinaloa

Sondazh

Poll