Bota

Agjencia ruse i kërkon REL-it të heqë përmbajtjen e Navalnyt

5 Shkurt 2022, 14:51 Nga DOSJA
Agjencia ruse i kërkon REL-it të heqë përmbajtjen e Navalnyt

RUSI- Agjencia shtetërore për monitorimin e mediave në Rusi, Roskomnadzor ka kërcënuar se do të bllokojë shtatë ueb-faqe të Radios Evropa e Lirë, që u shërbejnë audiencave në Rusi, Ukrainë dhe Azinë Qendrore, nëse nuk hiqen menjëherë artikujt që lidhen me hulumtimet mbi korrupsionin të bëra nga lideri i burgosur opozitar, Aleksey Navalny.

Roskomnadzor dërgoi mbi 60 emaile, përmes së cilave kërkoi heqjen e përmbajtjes së lidhur me hulumtimet e Navalnyt nga dy ueb-faqet kryesore të REL-it për audiencën ruse – Radio Liria dhe Current Time – si dhe nga ueb-faqet e REL-it në gjuhën ruse për Gadishullin ukrainas të Krimesë, Kazakistanin dhe Taxhikistanin. Po ashtu, kjo agjenci kërkoi që përmbajtja të hiqej edhe nga ueb-faqet lokale në rajonet ruse të Siberisë, Volga-Ural dhe në rajonet veriperëndimore.

Në mesin e këtyre përmbajtjeve ishin edhe hulumtimet për korrupsion të lidhura me “pallatin” e presidentit rus, Vladimir Putin në Detin e Zi, për përmbajtjet për biznesmenin e lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, për patriarkun ortodoks rus, Kirill dhe figurave të tjera të larta në strukturën e pushtetit të Rusisë.

REL-it iu dhanë 24 orë kohë për të hequr dhjetëra artikujt, që sipas Roskomnadzor paraqesin shkelje të legjislacionit rus kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Radio Evropa e Lirë nuk do t’i përmbushë këto kërkesa. Roskomnadzor në ditët e fundit ka bërë dhjetëra kërkesa të ngjashme, përfshirë edhe ndaj gazetës Novaya, kryeredaktori i së cilës, Dmitry Muratov ishte fitues i Çmimit Nobel për Paqe më 2021 për “përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes”. Roskomnadzor ka thënë se po i parashtron këto kërkesa pas vendimit të vitit të kaluar të një gjykate ruse, që i cilësoi grupet dhe organizatat e Navalnyt si ekstremiste.

Navalny, një kritik i Kremlinit, u arrestua në janarin e vitit të kaluar, pasi u kthyer nga Gjermania, ku ishte trajtuar për pesë muaj pasi ishte helmuar me një agjent nervor. Ai e ka fajësuar Kremlinin për helmimin, akuza që janë hedhur poshtë nga zyrtarët rusë. Aktualisht ai gjendet në burg nën akuza për përvetësim të paligjshëm të fondeve, por Navalny thotë se ai është burgosur për shkak të aktivitetit të tij politik.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksey navalny dmitry muratov rel rusia yevgeny prigozhin aleksey navalny dmitry muratov rel rusia yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2022, 10:18

DW: Bie qeveria e Malit të Zi

MALI I ZI- Kuvendi në Podogircë pas disa orë debatesh votoi mocionin e mosbesimit për qeverinë 42 të Malit të Zi, kryeministër i së cilës ishte Zdravko Krivokap...