Bota

Bombarduesit rusë filmohen duke fluturuar mbi Bjellorusi

5 Shkurt 2022, 17:19 Nga DOSJA
Bombarduesit rusë filmohen duke fluturuar mbi Bjellorusi

BJELLORUSI– Rusia ka dërguar bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, ndërkohë që kriza me Ukrainën ende po vazhdon. Mediat ndërkombëtar shkruajnë se bombarduesit që morën pjesë në patrullim në Bjellorusi, aleaten e Rusisë, kanë aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se dy bombardues të tipit Tu-22M3 kryen stërvitje me forcat ajrore bjelloruse. Edhe në të kaluarën, Rusia ka kryer patrullime të tilla mbi Bjellorusi, shtet që në veri kufizohet me Ukrainën.

Ky mision patrullimi përkon me grumbullimin ushtarak rus pranë Ukrainës, që ka nxitur frikën se Moska mund të jetë duke u përgatitur për pushtimin e Ukrainës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll