Bota

Qeveria e Malit të Zi ra, Abazoviç: Këtu nisin ndryshime!

5 Shkurt 2022, 17:13 Nga DOSJA
Qeveria e Malit të Zi ra, Abazoviç: Këtu nisin ndryshime!

MALI I ZI- Dritan Abazoviç ka reaguar pas rënies së qeverisë në Malin e Zi një ditë më parë. Në një postim në Tëitter, Abazoviç shkruan se Këshilli Prokurorial tregoi profesionalizëm dhe integritet me vendimin e marrë. Sipas Abazoviç, rrëzimi i qeverisë do të pasohe me ndryshime rrënjësore. Ai paralajmëron luftën e fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E mirëpres zgjedhjen unanime të Maja Jovanoviç, me të cilën Këshilli Prokurorial tregoi profesionalizëm dhe integritet ndërsa kritikave iu përgjigj në mënyrën më të mirë. Besoj se vendimet e radhës të rëndësishme do t’i marr pa vonesë, si dhe ndryshime rrënjësore të këtij institucioni, me theks në luftën e fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!”- shkroi Abazoviç.

Mali i Zi prej mbrëmjes së 4 shkurtit është pa qeveri. Parlamenti i shtetit fqinj votoi me 43 pro dhe 11 kundër, pa abstenime, mocionin e mosbesimit të kabinetit qeveritar të kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni dritan abazovic mali i zi dritan abazovic mali i zi

Sondazh

Poll