Aktualitet

Nuk ndalen protestat! Banorët mblidhen nesër në 12:00 tek Kryeministria

5 Shkurt 2022, 18:49 Nga DOSJA
Nuk ndalen protestat! Banorët mblidhen nesër në 12:00 tek

TIRANË– Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit, kanë paralajmëruar protestën e radhës. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ata tregojnë se nesër, në orën 12:00 do të zhvillojnë protestën e radhës para Kryeministrisë.

Banorët kanë paralajmëruar protesta të njëpasnjëshme, derisa kushtet e tyre të plotësohen, ndërsa shembjet në lagjen e “5 majit” nuk ndalen. Më 9 shkurt pritet që IMT-ja të zbarkoë për të shembur banesa të tjera.

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla. 

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banorët në protestë kryeministria banorët në protestë kryeministria

Sondazh

Poll