Bota

Konflikti në Ukrainë, SHBA i kërkon Japonisë të ndihmojë me gaz natyror të lëngshëm

5 Shkurt 2022, 13:46 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, SHBA i kërkon Japonisë të

SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Japonisë nëse mund të devijojë një pjesë të gazit natyror të lëngshëm në Evropë nëse kriza e Ukrainës çon në një ndërprerje të furnizimeve. Reuters shkruan se Japonia ka thënë se do ta shqyrtojë këtë mundësi dhe do të shoh se si mund të ndihmojë.

Japonia është një importues kryesor i gazit natyror të lëngshëm (LNG), por së pari duhet të sigurohet për furnizime të mjaftueshme vendase përpara se të ofrojë ndihmë ndërkombëtare. Katër burime qeveritare konfirmuan kërkesën e SHBA-së, një duke thënë se ajo erdhi në fillim të javës.

Në një konferencë shtypi më herët të premten, Ministri i Industrisë Koichi Hagiuda nuk pranoi të konfirmojë raportet e mediave për kërkesën e SHBA-së, por tha se Japonia ka qenë një forcë lëvizëse në zhvillimin e tregut të LNG-së për dekada.

“Ne do të donim të konsideronim se si mund të kontribuojmë në komunitetin ndërkombëtar. Ne do të shohim nëse ka ndonjë gjë që mund të bëhet pasi të sigurohemi që jetët e njerëzve të mos preken,” tha ai.

Situata në Ukrainë pati një ndikim të rëndësishëm në furnizimin e qëndrueshëm të energjisë në Japoni, kështu që Japonia do të monitorojë nga afër situatën Rusia dhe Perëndimi kanë qenë në mosmarrëveshje për Ukrainën, duke nxitur frikën se furnizimet me energji në Evropë mund të ndërpriten.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara, prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror, i kërkoi Katarit dhe prodhuesve të tjerë të mëdhenj të energjisë që të shqyrtonin nëse mund të furnizonin Evropën nëse Rusia do të shkurtonte furnizimet si rezultat i krizës në Ukrainë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota japoni konflikti ukraine-rusi shba japoni konflikti ukraine-rusi shba

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2022, 10:18

DW: Bie qeveria e Malit të Zi

MALI I ZI- Kuvendi në Podogircë pas disa orë debatesh votoi mocionin e mosbesimit për qeverinë 42 të Malit të Zi, kryeministër i së cilës ishte Zdravko Krivokap...