Bota

Vallëzimi i Lulzim Paçit, qytetarët protestë në mbështetje tij në Vushtri

5 Shkurt 2022, 09:13 Nga DOSJA
Vallëzimi i Lulzim Paçit, qytetarët protestë në

KOSOVË- Protesta që do të mbahej sot në Prishtinë në mbështetje të profesorit Lulzim Paçit, i cili u bullizua për vallëzimet e tij në TikTok është anuluar. Këtë gjë e kanë bërë të ditur organizatorët e e protestës, pasi nuk kanë marrë dot leje nga Komuna e Prishtinës. Kjo pasi po sot në sheshin “Zahir Pajazit”, do të vendosen qendrat e vaksinimit.

Kështu që protesta do të mbahet vetëm në Vuashtri dhe do të jetë nën moton “Vallëzojmë kundër bullizmit”. Protesta do të nisë në orën 14:00 dhe do të mbahet në sheshin e qytetit.

E gjithë zanafilla e zhurmës së krijuar për Lulzim Pacin, nisi nga videoja e shpërndarë nga deputetja Ujkani, e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit marrjen e masave dhe shkarkimin e tij nga puna. Kjo pasi sipas saj vallëzimi ishte i pahijshëm e denigrues. Por duket se e gjitha është kthyer në “boomerang”, pasi mësuesi, i cili shfaqej duke kërcyer valle shqiptare, ka ngjallur reagime të forta. Personazhe të njohur në Kosovë e Shqipëri, kanë dalë krah tij, duke e imituar në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa pamjet e mësuesit duke u përlotur për shkak të komenteve kanë bërë xhiron e rrjetit duke i prekur të gjithë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Anulohet protesta në mbështetje të Pacit në Prishtinë, Komuna nuk jep leje

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni lulzim paci proteste per lulzim pacin vallezimi i lulzim pacit lulzim paci proteste per lulzim pacin vallezimi i lulzim pacit

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2022, 10:18

DW: Bie qeveria e Malit të Zi

MALI I ZI- Kuvendi në Podogircë pas disa orë debatesh votoi mocionin e mosbesimit për qeverinë 42 të Malit të Zi, kryeministër i së cilës ishte Zdravko Krivokap...