Politike

Dikur e ‘internoi’ në Akadaminë e Policisë, zbulohet oficeri që arrestoi Tahirin

5 Shkurt 2022, 11:37 Nga DOSJA
Dikur e ‘internoi’ në Akadaminë e Policisë, zbulohet

TIRANË- Si për ironi të fatit personi që prangosi ditën e djeshme ish-ministrin Saimir Tahiri, ishte Edmond Rizai, të cilin Tahiri e ‘internoi’ në kohën që ishte Ministër i Brendshëm. Kjo pasi në kohën që Tahiri mbante pozicionin e Ministrit të Brendshëm, Rizain e hoqi nga posti i shefit të OFL-së dhe e vendosi në Akademinë e Policisë.

Ai qendroi disa kohë në Akademinë e Policisë dhe më pas u vendos në krye të drejtorisë së hetimit në Policinë e Shtetit. Rizai drejton “Drejtorinë e Hetimit” në Policinë e Shtetit, e cila kreu arrestimin e ish-ministrit Tahiri në GJKKO pasditen e djeshme.

Më parë, Rizai ishte dhe kandidat për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit me Gledis Nanon, ndërkohë që ka mbajtur dhe prozicione të tjera më parë.

Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Pas përfundimit të një seance maratonë, ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”.

Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve me grupin, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë, ndërsa ai vetë ka marrë sipas gjykatës, përfitime monetare. Hetimet nisën në 2017-ën, kohë kur opozita dhe prokuroria kërkuan arrestimin e tij. Tahiri kaloi disa javë në arrest shtëpie ndërsa Apeli lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë. Ish-ministri ‘kampion’ u përball me drejtësinë për gati 5 vite dhe tashmë është pas hekurave.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike denohet saimir tahiri edmond rizai saimir tahiri denohet saimir tahiri edmond rizai saimir tahiri

Sondazh

Poll