Politike

Dënohet Tahiri, ja si Apeli i GJKKO ndryshoi shërbimin e provës në qëndrim në burg

4 Shkurt 2022, 16:55 Nga DOSJA
Dënohet Tahiri, ja si Apeli i GJKKO ndryshoi shërbimin e provës

TIRANË- Është publikuar në mënyrë të përmbledhur vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimin me 3.4 vite burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela. Trupa gjykuese la në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO të datës 19 shtator 2019 me një ndryshim thelbësore. Shërbimi i provës me 3.4 vite konvertohet në kohë qëndrimi në burg për Tahirin.

Ish-ministri ka shkuar me avokatin e tij Maks Haxhia në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të kryer procedurat formale përpara se të nisë qëndrimin në burgun 313.

Ekstrakti i vendimit të sotëm të Apelit të GJKKO:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 04.02.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi për çështjen me nr. 47 regjistri themeltar, datë 24.11.2021 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç, ku kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me ndryshimin si më poshtë: -Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin z. S.T. -Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin z. S.T. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

LAJMI KRYESOR: Tahiri-FAJTOR! Dënohet me 3.4 vite burg ish-ministri i Brendshëm, me pranga te 313

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike apeli i gjkko denimi i saimir tahirit apeli i gjkko denimi i saimir tahirit

Sondazh

Poll