Politike

Nata e parë në qeli! Tahiri vetëm në dhomë, pas 10 ditësh mund të bëjë 1 kërkesë

5 Shkurt 2022, 09:51 Nga DOSJA
Nata e parë në qeli! Tahiri vetëm në dhomë, pas 10

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qëndruar mbrëmjen e kaluar dhe sot në një dhomë observimi në qelinë e burgut 313-të në Tiranë. Tahiri ndodhet vetëm pasi shumë nga të burgosurit janë arrestuar në periudhën kur ai ka qënë ministër.

Mësohet se në dhomë Tahiri ka krevat, komodinë dhe tualet mirëpo nuk ka frigorifer dhe as televizor duke qënë se është në dhomë observimi. Tahiri mund të bëjë një kërkesë pas 10 ditësh. Kjo është kërkesa për elektroshtëpiake nga familjarët e tij.

Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Pas përfundimit të një seance maratonë, ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”.

Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve me grupin, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë, ndërsa ai vetë ka marrë sipas gjykatës, përfitime monetare. Hetimet nisën në 2017-ën, kohë kur opozita dhe prokuroria kërkuan arrestimin e tij. Tahiri kaloi disa javë në arrest shtëpie ndërsa Apeli lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë. Ish-ministri ‘kampion’ u përball me drejtësinë për gati 5 vite dhe tashmë është pas hekurave.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll