Politike

Nuk ndalen më sulmet! PD: Kandidatët e shtëpisë së Ilirit s’ na përfaqësojnë

4 Shkurt 2022, 16:00 Nga DOSJA
Nuk ndalen më sulmet! PD: Kandidatët e shtëpisë së

TIRANë – Partia Demokratike reagoi sot pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pranoi të regjistronte Komisionin e Rithemelimi të PD si pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në një mesazh të publikuar në Facebook, partia më e madhe opozitare tha se ish-kryeministri Sali Berisha me presidentin Ilir Meta po poshtërojnë qytetarët e Dibrës duke u sjellë për kandidat në zgjedhje Premtim Kryemadhin, bashkëshortin e prokurores Belina Zeneli, e cila u shkarkua pak ditë më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi nuk hetoi dosjen 184 të shitblerjes së votave në Dibër gjatë zgjedhjeve lokale të 2016 dhe 300 kallëzime penale të qytetarëve dibranë.

MESAZHI I PARTISË DEMOKRATIKE:

Kandidatët e shtëpisë së Ilirit nuk përfaqësojnë demokratët, ata përfaqësojnë të shkuarën dhe korrupsionin që e mban peng Shqipërinë. Dibranët e dinë mirë se si Edi Rama dhe banda e tij me shantazhe e blerje votash u mori bashkinë në 2016-ën. Prokurorja që nuk i hetoi Ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës është pikërisht gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, Përparim Kryemadhit. Berisha & Meta po i poshtërojnë dibranët duket sjellë si kandidat burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk hetoi as dosjen e shitblerjes së votave nga socialistët dhe 300 kallëzime penale të bëra nga qytetarët dibranë, të cilët presin drejtësi për hallet e tyre. Demokratët dhe qytetarët dibranë e dinë se kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike koalicioni shtepia e lirise komisioni i rithemelimit te pd perplasje ne partine demokratike koalicioni shtepia e lirise komisioni i rithemelimit te pd perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll