Politike

Rezultatet/ Fatmir Mediu: 85% e popullit s’janë me Ramën, tani na duhen zgjedhje të parakohshme

1 Korrik 2019, 07:04 Nga DOSJA
Rezultatet/ Fatmir Mediu: 85% e popullit s’janë me Ramën, tani

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se 30 qershori ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës dhe se sipas tij 85% e shqiptarëve janë me opozitën.

Në një postim në Facebook, Mediu shprehet se tani duhen zgjedhje të parakohshme

Postimi i plotë i Fatmir Mediut:

Shqiptarët sot i thanë jo marrëzisë, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.

Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Në mënyrë plebishitare 85% e shqiptarëve refuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, refuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës.

Ky është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën, për t’ju përgjigjur zërit Europian të shqiptarëve.

Nuk mund të jenë në krye të bashkive, kukullat e Edi Ramës, ata që morën pjesë në farsën zgjedhore të PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptarët.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tashmë rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir mediu rezultatet e zgjedhjeve fatmir mediu rezultatet e zgjedhjeve

Sondazh

Poll