Politike

A do të njihen zgjedhjet e 30 qershorit? OSBE-ODIHR në 15:00 konferencë urgjente

1 Korrik 2019, 06:49 Nga DOSJA
A do të njihen zgjedhjet e 30 qershorit? OSBE-ODIHR në 15:00

Tiranë- Ditën e sotme në orën 15:00 vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë pritet të mbajnë  konferencë për shtyp ku do të shprehen nëse i njohin apo jo zgjedhjet e 30 qershorit.

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Pritet që Glover të japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar. Theksojmë se si vëzhgues të huaj dje kanë qenë 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.

Nga numërimi i votave deri më tani, PS po kryeson në të gjitha bashkitë e vendit.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll