Bota

Erdogan për konfliktin në Ukrainë: Nuk duam luftë, të zgjidhet në mënyrë paqësore

2 Shkurt 2022, 20:51 Nga DOSJA
Erdogan për konfliktin në Ukrainë: Nuk duam luftë, të

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të përpiqet të përdorë pozicionin e tij strategjik në NATO dhe raportin e tij me Vladimir Putinin e Rusisë kur ai të vizitojë Kievin të enjten në një përpjekje për të shmangur luftën në Ukrainë. VOA shkruan se udhëheqësi turk shpreson se ndërmjetësimi midis Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky mund të shmangë një ofensivë ruse që Uashingtoni paralajmëron se mund të fillojë nga mesi i shkurtit.

“Ne kurrë nuk do të dëshironim një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës. Ky nuk është një ogur i mirë për rajonin. Si një vend i NATO’s, ne nuk e duam një gjë të tillë, ne nuk e pranojmë … Unë shpresoj se mund ta zgjidhim këtë në mënyrë paqësore,“ tha Erdogan.

Moska kërkon një garanci që Ukraina, një ish-republikë sovjetike, të mos lejohet kurrë të bashkohet me NATO-n, si dhe lëshime të tjera nga Shtetet e Bashkuara në këmbim të uljes së tensionit. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë hedhur poshtë kërkesat ruse dhe i kanë thënë Putinit të tërhiqet nga kufijtë e Ukrainës, duke paralajmëruar se një sulm rus do të shkaktojë sanksione të dëmshme ekonomike, si dhe një prani të shtuar të NATO-s në Evropën Lindore.

Bisedimet në Gjenevë midis vendeve të Perëndimit dhe Rusisë dhe takimi i fundit mes Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov nuk prodhuan asnjë rezultat konkret në drejtim të uljes së tensioneve Perëndimi-Rusi për Ukrainën. Blinken paralajmëroi gjatë vizitës në Kiev  presidentin e Rusisë Vladimir Putin që të mos hapë “kutinë e Pandorës” nëse sulmon ushtarakisht Ukrainën. Shefi i diplomacisë amerikane ia la në dorë zgjidhjen e konfliktit për Ukrainën kreut të shtetit rus.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi rexhep tajip erdogan volodymyr zelensky konflikti ukraine-rusi rexhep tajip erdogan volodymyr zelensky

Sondazh

Poll