Bota

Protesta në Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Molliqajn dhe Megjuanin

2 Shkurt 2022, 19:53 Nga DOSJA
Protesta në Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan

KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar t’u caktohet masa e paraburgimit Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit të dyshuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Telegrafi shkruan se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, tha ajo.

Ndryshe, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës. Ai është arrestuar derisa po shkonte në një emision televiziv. Molliqaj është ndaluar nga disa pjesëtarë të policisë, të cilët e kanë futur në veturë.

Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës. Molliqaj kishte thënë në lidhje me incidentin se përgjegjësia i bie atij, porse ai ishte ofenduar me fjalë nga zyrtarët policorë. Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Megjuani, është arrestuar sot për shkak se sulmoi zyrtarin policor gjatë protestës. Megjuanit iu kumtua ndalimi prej 48-orësh, ndërsa PSD-ja përmes një reagimi të martën kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni adem megjuani arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj laureta ulaj adem megjuani arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj laureta ulaj

Sondazh

Poll