Bota

“Kjo nuk është Kisha e Zotit”, burri ndërpret meshën e Papa Franceskut

2 Shkurt 2022, 20:37 Nga DOSJA
“Kjo nuk është Kisha e Zotit”, burri ndërpret

VATIKAN- Një burrë ndërpreu audiencën e përgjithshme të Papa Françeskut në Vatikan të mërkurën, duke thirrur “Kjo nuk është Kisha e Zotit!” në anglisht dhe duke tundur një maskë mjekësore që kishte hequr nga fytyra e tij para se të merrej nga policia. Euronews shkruan se burri, i cili gjithashtu u dëgjua duke bërtitur fjalën “maskë”, ishte ulur i vetëm në pjesën e pasme të sallës së audiencës, larg seksionit ku ishin ulur shumica e njerëzve.

Burri, i cili dukej se ishte në fund të të 40-tave ose në fillim të të 50-tave, mbajti një maskë të zezë mjekësore në dorën e majtë ndërsa bërtiste. Papa dëgjoi të bërtiturat, por nuk ishte e qartë nëse e kuptonte se çfarë po thoshte njeriu. Pasi burri u mor nga policia e Vatikanit, Papa u kërkoi atyre në sallën e audiencës që t’i bashkoheshin atij për të bërë një lutje për burrin.

“Para pak minutash dëgjuam një burrë që bërtiste, bërtiste, kishte një lloj problemi, nuk e di nëse është fizik, psikologjik apo shpirtëror – por ai është një vëlla yni që ka një problem. Do të doja të përfundoja duke u lutur për të, për vëllain tonë që po vuan, i gjori, sepse nëse ai bërtiste, kjo është sepse po vuan. Të mos jemi të shurdhër ndaj nevojave të këtij vëllai,” tha Papa Françesku.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota papa françesku vatikan papa françesku vatikan

Sondazh

Poll