Politike

PS e ‘ndan mendjen’, Eriselda Sefa do garojë më 6 mars për Lushnjen

1 Shkurt 2022, 20:04 Nga DOSJA
PS e ‘ndan mendjen’, Eriselda Sefa do garojë më 6 mars

LUSHNJE- Bashkia e vetme në të cilën socialistët nuk kishin një emër ishte Lushnja. Ashtu siç ishte dhe paralajmëruar më herët, sot, e martë është bërë me dije se do të kandidojë Eriselda Sefa. Kjo e fundit deri më tani ka qenë një kryetare e komanduar pas arrestimit të Fatos Tushes nga SPAK.

Ne perfundim te procesit te konsultimit me strukturat e partise dhe pas sondazheve te kryera, Kryesia e Partise Socialiste eshte dakordesuar per propozimin e Eriselda Sefes si kandidate per Bashkine e Lushnjes ne zgjedhjet e pjesshme te dates 6 Mars. Kandidatura e Sefes garantoi mbeshtetjen me te madhe nga strukturat dhe pelqimin me te larte ne sondazhet e kryera. Sefa aktualisht mban detyren e kryetares se komanduar ne kete bashki,”-thuhet në njoftimin e bërë publik nga Partia Socialiste.

Ndërkohë që deri më tani, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në Lushnje është bërë me dije se për Komisionin e Rithemelimit do të garojë Elton Bana, ndërsa Partia Demokratike ende nuk e ka publikuar emrin e kandidatit të saj. Deri më tani, Partia Socialiste dhe Komisioni i Rithemelimit, i kanë bërë publike të gjithë emrat për çdo bashki. Ndërsa PD, deri më tani s’ka asnjë emër.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike eriselda sefa lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 eriselda sefa lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll