Aktualitet

Mega-operacioni në Elbasan, policia: 28 të përfshirë, 4 mln lekë e armë në sekuestro

2 Shkurt 2022, 09:14 Nga DOSJA
Mega-operacioni në Elbasan, policia: 28 të përfshirë, 4 mln

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka dalë në një deklaratë për shtyp në lidhje me operacionin e zhvilluar në Elbasan, të koduar me emrin ‘Trinomi’. Drejtori Ardian Çipa tha se është mundësuar grumbullimi i provave dhe dokumentimi i implikimit në vepra penale, me veprime aktive të 28 personave. Kjo punë e përbashkët hetimore është bërë edhe me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në deklaratë thuhet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.

Deklarata e plotë:

Elbasan. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, luftës kundër korrupsionit dhe fenomeneve të tjera kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, bazuar në punën hetimore dhe informacionet e marra në rrugë operative, ka referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Korrupsioni aktiv e pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në kuadër të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u mundësua grumbullimi i provave dhe dokumentimi i implikimit në vepra penale, me veprime aktive, i 28 shtetasve. Kjo punë e përbashkët hetimore është bërë edhe me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trinom”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

Janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”për shtetaset:

Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, janë grumbulluar prova që dokumentojnë se janë të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. Gjithashtu, këta shtetas cenonin rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje. Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, duke shpërdoruar detyrën apo me anë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike. Hetimet janë në proces dhe po hetohet në lidhje me impaktin e tyre në procedime apo ngjarje të tjera pa autor. Bashkëpunimi institucional, shkëmbimi i informacionit dhe hetimet proaktive në veçanti, do të jenë edhe në të ardhmen kryefjala e përbashkët e Policisë dhe agjencive ligjzbatuese, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, parandalimin e krimeve të rënda, hetimin e grumbullimin e provave për ngjarjet e vjetra pa autorë, si misioni kryesor i këtyre institucioneve për sigurimin e qetësisë publike në juridiksionin e qarkut të Elbasanit. Sfida jonë është besueshmëria e publikut. Jemi njerëz të së drejtës publike. Në vijim edhe të mesazhit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuar qytetarëve, për mbështjetje e bashkëpunim, konsiderojmë dhe i japim rëndësi komunikimit dhe marrëdhënies së sinqertë me publikun, si elementi kyç për realizmin e misionit të Policisë së Shtetit.

LAJM KRYESOR:Drogë, alkool, bixhoz e vajza! Emrat e zyrtarëve dhe VIP-ave të dënuar (Skema)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian çipa operacioni ne elbasan ardian çipa operacioni ne elbasan

Sondazh

Poll