Aktualitet

Fundosi Aldo Baren, Lala: Petrit Liçi ngulçonte kur fliste, kishte frikë…

2 Shkurt 2022, 09:09 Nga DOSJA
Fundosi Aldo Baren, Lala: Petrit Liçi ngulçonte kur fliste, kishte

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me Petrit Liçin, personin që bëri që të binte në pranga Aldo Bare, ish-kreu i bandës së Lushnjes. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se Liçi pavarësisht mbrojtjes që i ishte ofruar dukej që kishte shumë frikë të rrëfente.

“Petrit Liçi kishte një kurajo të jashtëzakonshme. Dëshmoi për Aldo Baren. Ai u arrestua pasi Liçi u bë i penduari i drejtësisë. Pavarësisht mbrojtjes që ai mori, po të shikosh dëshminë, unë e kam ndjekur për gjashtë vjet me radhë….mjafton ta shikoje nga mënyra se si rrëfente, nga ngulçimet e frika, sërish kishte, kishte shumë frikë. Aldo Bare ishte në Turqi në kohën që bëheshin proceset këtu. Ai sot është me burgim të përjetshëm,”- tha Lala. 

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll