Bota

Asosacioni i Komunave Serbe në Kosovë, Escobar: Nuk bëjmë propozim

2 Shkurt 2022, 09:43 Nga DOSJA
Asosacioni i Komunave Serbe në Kosovë, Escobar: Nuk bëjmë

PRISHTINË – Zv/ndihmës-sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar bëri me dije se shteti amerikan nuk ndërhyn dhe nuk propozon asnjë model të veçantë lidhur me Asosacionin e Komunave Serbe. Në konferencën e përbashkët me Përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi tha se modeli që do aplikohet nuk duhet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës.

Escobar theksoi se modaliteti për Asosacionin e Komunave Serbe duhet të zhvillohet brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne s’jemi pjesë e dialogut as pjesë e negociatave. Por sic tha z.Lajcak ne besojmë që marrëveshjet që janë arritur në të kaluarën duhet të zbatohen. Megjithatë ne nuk kemi ardhur me ndonjë përshkrim apo propozim se cka duam të imponojmë. Në fakt ne po ju kërkojmë palëve  të tregohen konstruktive, të na tregojnë vizionin e tyre se si duhet të duket Asociacioni, dhe të vazhdojmë të negociojmë nga aty, brenda kornizës së dialogut. Nuk është e thënë që të jenë modele që dëmtojnë sovranitetin e Kosovës. Duhet të gjendet një prej këtyre modaliteteve. Ato mund të gjenden, mund të negociohen, dhe mund të diskutohen në kuadër të dialogut. Nuk është qëllimi i SHBA-së të zgjedh ndonjë model në emër të dyja palëve”, bëri me dije diplomati amerikan.

LAJMI KRYESOR: Konferenca/Lajçak e Escobar: Kosova meriton liberalizimin e vizave, SHBA ju mbështet

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gabriel escobar ne kosove komunat serbe miroslav laçjak ne kosove gabriel escobar ne kosove komunat serbe miroslav laçjak ne kosove

Sondazh

Poll