Bota

GREQI/ Bomba në shtëpinë e gazetarit dhe sindikalist në Athinë

1 Shkurt 2022, 22:25 Nga DOSJA
GREQI/ Bomba në shtëpinë e gazetarit dhe sindikalist në

GREQI- Dy shpërthime të veçanta bombash kanë shënjestruar një gazetar dhe një sindikalist në kryeqytetin grek. Aljazeera shkruan se individë të paidentifikuar hodhën pajisje shpërthyese të martën në mëngjes jashtë rezidencave të gazetarit grek Dimitris Kambourakis dhe kreut të sindikatës së policisë së vendit, Vasilis Doumas.

Pamjet e kamerave të sigurisë të sulmit në shtëpinë e Kambourakis tregojnë një figurë me kapuç dhe të maskuar duke vendosur një pajisje shpërthyese të bërë nga bombola të vogla gazi gatimi jashtë ndërtesës së tij të banesës në periferinë e qetë jugore të Argyroupoli rreth orës 2:30 të mëngjesit me kohën lokale.

“Isha në gjumë kur dëgjova një kërcitje dhe një zhurmë. Dola jashtë dhe e gjithë dera ishte në flakë. Një nga bombolat nuk kishte shpërthyer”, tha Kambrouakis.

Pothuajse në të njëjtën kohë, një bombë e ngjashme e bërë vetë shpërtheu në rrethin qendror të Athinës, Kypseli, jashtë shtëpisë së Doumas. Në një deklaratë, Doumas tha se besonte se sulmuesi ose sulmuesit e kishin shënjestruar atë për “mendimet” e tij.

Kundërargumenti nuk mund të jetë në formën e zjarrit dhe një kërcënim për jetën,” tha ai.

Shpërthimet e bombave dëmtuan fasadat e ndërtesave në të dyja lagjet. Policia ka nisur hetimet për të dyja incidentet.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitris kambourakis vasilis doumas dimitris kambourakis vasilis doumas

Sondazh

Poll

Bota 1 Shkurt 2022, 21:13

REL: Rikthehen tensionet me Sofjes dhe Shkupit

BULLGARI- Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar të martën se vizita e kryeministrit, Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxitu...