Bota

Konferenca/Lajçak e Escobar: Kosova meriton liberalizimin e vizave, SHBA ju mbështet

2 Shkurt 2022, 06:48 Nga DOSJA
Konferenca/Lajçak e Escobar: Kosova meriton liberalizimin e vizave, SHBA

KOSOVË– Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar zhvilluan ditën e sotme konferencën e tyre të përbashkët për shtyp në Kosovë, në kuadër të fundit të vizitës së tyre tre ditore. Në konferencë u bë e qartë mbështetja e SHBA-së për Kosovën si dhe u shpreh dëshira që të liberalizohen vizat.

I dërguari i BE-së, Lajçak tha se mandati i tij është i qartë, lehtësimi i një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më tej, në fjalimin e mbajtur gjatë konferencës, ai shtoi se BE e ka të qartë se kërkon dialog mes dy vendeve si dhe shtoi se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet për të merituar liberalizimin e vizave.

‘Kosova meriton liberalizimin e vizave.. Komisioni Evropian ka thënë qartë se Kosova ka plotësuar kushtet, por kjo kërkon konsensus të 27 shteteve.. Vërtetë shpresoj që nuk do të marrë shumë kohë deri në liberalizimin e vizave. Ne e përkrahim dialogun, duhet lënë mbrapa gjërat e vjetra dhe tani ka rëndësi vetëm dialogu. Dy ditët që kaluam në Kosovë kanë qenë produktive, ku kemi takuar krerët shtetërorë e po ashtu edhe opozitën. E çmojmë opozitën që po e përkrahë dialogun me Serbinë. Dua të ripërsëris kemi ardhë në Kosovë që të tregojmë unitet dhe përkrahje për Kosovën. Bashkimi Evropian dëshiron ta bëjë të qartë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se çfarë marrëdhëniesh duan të kenë. Dialogu nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës por me negocimin e marrëveshjes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E kemi bërë të qartë se ne e respektojmë parimet e Kosovës në dialog. Ne kemi pritur progres më të shpejtë në dialog vitin e kaluar por shpresojmë që të jetë kështu këtë vit”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se administrata e SHBA-së e mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

‘Mendoj se në këtë rol është më rëndësi për mua që të bëjë vizitën e parë në Kosovë për të treguar unitet dhe përkushtimin tonë ndaj dialogut. Jemi takuar me të gjithë udhëheqësit kyç dhe mendoj se kemi pasur takime të mira. Në fund të këtij procesi shpresojmë që të ketë rezultat dhe të ketë një zgjidhje që do të jetë e mirë si për Kosovën dhe Serbinë. Kjo administratë bashkë me administratat tjera të SHBA-ve mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha Escobar.

Lajçak dhe Escobar mbërritën në Kosovë dy ditë më parë. Ata u takuan me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin. Lajçak dhe Escobar më pas do të vijojnë udhëtimin drejt Serbisë. Vizita e tyre në Kosovë, vjen në kuadër të përparimit të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e përbashkët si dhe për zbatimin e marrëveshjes të krijimit të Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni gabriel escobar lajcak dhe escobar ne kosove miroslav laçjak  gabriel escobar lajcak dhe escobar ne kosove miroslav laçjak 

Sondazh

Poll