Bota

OBSH: Omicroni rriti rastet me COVID-19 në 10 javët e fundit

1 Shkurt 2022, 22:06 Nga DOSJA
OBSH: Omicroni rriti rastet me COVID-19 në 10 javët e fundit

SHBA- Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të martën se 90 milionë raste të reja me koronavirus janë raportuar që kur varianti Omicron u identifikua për herë të parë para 10 javësh, duke arritur në më shumë se në të gjithë vitin 2020, që ishte viti i parë i pandemisë COVID-19.

Me shumë vende që kanë filluar lehtësimin e masave të tyre kufizuese, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se Omicroni nuk duhet nënvlerësuar edhe pse ka treguar se pacientët nuk sëmurën rëndë sesa me variantet e mëparshme dhe përmendi “rritjen shumë shqetësuese të vdekjeve në shumë vende të botës”.

“Është shumë herët që çdo vend të dorëzohet ose të shpallë fitoren. Ky virus është i rrezikshëm dhe vazhdon të evoluojë para syve tanë”, tha ai.

OBSH ka njoftuar se katër nga gjashtë rajonet e saj në mbarë botën po shohin tendenca në rritje në vdekjeve nga koronavirusi. Ndërkohë shumë vende evropiane kanë filluar të lehtësojnë masat kufizuese, përfshirë Britaninë, Francën, Irlandën dhe Holandën. Finlanda do t’i japë fund kufizimeve të saj për COVID-19 këtë muaj.

Të martën, qeveria e Danimarkës hoqi shumicën e kufizimeve që synonin luftimin e pandemisë. Danimarka që ka rreth 5.8 milionë banorë, ka regjistruar në javët e fundit më shumë se 50,000 raste të reja në ditë, por numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota obsh omicron tedros adhanom ghebreyesus obsh omicron tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 1 Shkurt 2022, 21:13

REL: Rikthehen tensionet me Sofjes dhe Shkupit

BULLGARI- Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar të martën se vizita e kryeministrit, Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxitu...