Bota

Arrestimi i Molliqaj, Abdixhiku: Hakmarrje e pastër politike

1 Shkurt 2022, 21:51 Nga DOSJA
Arrestimi i Molliqaj, Abdixhiku: Hakmarrje e pastër politike

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike në Kosovë Lumir Abdixhiku ka reaguar kundrejtë arrestimit të kreut të PSD-së Dardan Molliqaj. Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku shkruan se kjo është një hakmarrje e pastër politike, duke theksuar se ky akt është papranueshëm.

Postimi i Plotë:

Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë. Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura. I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike.

LAJMI KRYESOR: Kurti me “dorë të hekurt”/ Protestoi kundër çmimit të rrymës, arrestohet Molliqaj

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj lumir abdixhiku arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Bota 1 Shkurt 2022, 21:13

REL: Rikthehen tensionet me Sofjes dhe Shkupit

BULLGARI- Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar të martën se vizita e kryeministrit, Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxitu...