Bota

Arrestimi i Molliqajt,Policia:E kërkuam në banesë dhe i lamë ftesë për t’u lajmëruar

1 Shkurt 2022, 21:37 Nga DOSJA
Arrestimi i Molliqajt,Policia:E kërkuam në banesë dhe i lamë

KOSOVË- Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt. Policia në njoftimin tha se pos Molliqajt, është arrestuar edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Mexhuanin.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se policia e kërkoi në banesë dhe i la ftesë për t’u lajmëruar. Sipas njoftimit, të dy personat janë përfshirë në sulm ndaj një zyrtari policor ditën e protestës që organizoi PSD-ja kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 01 shkurt 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e Hetimeve të Përgjithshme sot ka realizuar dy arrestime të natyrës procesorë. Arrestimi i parë u krye në orët e paradites kur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje prej 48 orësh i dyshuari; -A. M, mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.

Arrestimi i dytë u krye në orët e mbrëmjes, në dalje të Prishtinës me ç ‘rast, policia arrestoi të dyshuarin; -D. M, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.

Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur. Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

LAJMI KRYESOR: Kurti me “dorë të hekurt”/ Protestoi kundër çmimit të rrymës, arrestohet Molliqaj

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni adem mexhuani arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj adem mexhuani arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll

Bota 1 Shkurt 2022, 21:13

REL: Rikthehen tensionet me Sofjes dhe Shkupit

BULLGARI- Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar të martën se vizita e kryeministrit, Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxitu...