Politike

Meta: Ka Gjykatë Kushtetuese po ka edhe Gjykatë Europiane

1 Shkurt 2022, 20:18 Nga DOSJA
Meta: Ka Gjykatë Kushtetuese po ka edhe Gjykatë Europiane

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka uruar Gjykatës Kueshteuese suksese në lidhje me shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e tij nga roli i Presidentit. I ftuar në emisionin Pushteti në Fax News, Meta tha se ka luftuar për shumë vite që vendi mos të ngelej pa asnjë anëtar të Kushtetueses, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që ky institucion të mbrojë Kushtetutën. Ai gjithashtu tha se nëse Gjykata vendos shkarkimin e tij, do t’i drejtohet Gjykatës Europiane.

“Gjykatës i urojmë sukses, sepse nuk kemi asnjë shqetësim. Kam 6-7 vite që kam luftuar që Shqipëria të mos ngelej një ditë të vetme pa një anëtar të Gjykatës Kushtetuese! Është shumë më e rëndësishme se sa Presidenti, se sa Qeveria, se sa Parlamenti, sepse është një institucion që duhet të mbrojë Kushtetutën, por që mbron edhe sovranitetin, edhe integritetin e vendit! Ne kemi kërkuar, që Gjykata të shprehej që në korrikun e vitit 2021, kur i mbaronte mandati Parlamentit të shkarkuar, sepse pasi u shkarkua vetë më 25 prill, u mblodh dhe u kujtua që duhet të më shkarkonte edhe mua. Gjykatës Kushtetuese i takonte, kjo është çështje e rëndësishme formalisht, pasi të gjithë e dimë se ajo ka të bëjë me nenin e “Agjitacion-Propagandës”, sepse unë kam dhënë intervistë te kolegu juaj Çim Peka, por nuk ka rëndësi, por formalisht, është një çështje e rëndësishme: Presidenti i Republikës quhet formalisht i shkarkuar nga Kuvendi.

Atëherë Gjykata Kushtetuese duhet ta trajtojë këtë çështje, aq më tepër që kjo ishte një çështje e Kuvendit të kaluar, por edhe atij i takonte që ta merrte përsipër që ta çonte deri në fund dhe ta mbronte me prova, me fakte, me çfarë të donin ata. Kjo gjë nuk ndodhi dhe ne kemi këmbëngulur që kjo çështje të zgjidhej sa më shpejt, sepse do të ishte mirë për të gjithë që kjo çështje të merrte drejtim, ashtu siç e mendonte Gjykata Kushtetuese, nuk ka asnjë shqetësim. Ka Gjykatë Kushtetuese, por ka edhe Gjykatë Europiane, sepse ne jemi një vend europian dhe padyshim që ajo është mbi gjykatat kombëtare. Kështu që unë nuk kam asnjë shqetësim!”, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjykata kushteuese ilir meta gjykata kushteuese ilir meta

Sondazh

Poll