Aktualitet

Drift dhe xhirim gomash,drejtuesi i “BMW X5” e pëson për videon e hedhur në “TikTok”

1 Shkurt 2022, 17:06 Nga DOSJA
Drift dhe xhirim gomash,drejtuesi i “BMW X5” e pëson për

TIRANË – Një shofer i një automjeti “BMW X5” është gjobitur nga Policia Rrugore pasi publikoi në “TikTok” një video duke bërë drift dhe xhiruar gomat në rrugë.  Ngjarja është regjistruar dje në rrjetet sociale, ndërsa sot punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore arritën të gjenin drejtuesin e automjetit luksoz dhe e kanë shoqëruar në ambjentet e komisariatit.

Drejtuesi i “BMW X5” ëshë gjobitur gjithashtu me 50 mijë lekë.


NJOFTIMI I POLICISË:

Në datë 31.01.2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale janë hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMë – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë me mjet duke bërë xhirime gomash dhe drift.

Në datë 01.02.2022 nga shërbimet e Komisariatit Rajonal Policisë Rrugore është bërë e mundur gjetja e mjetit dhe është bërë shoqërimi dhe ndalimi i mjetit në Komisariatin Rajonal Policisë Rrugore.

Është marrë masa administrative me vlerë 50 000 (pesëdhjetë mijë)  lekë për  shkelje të Ligjit Nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor Republikës Shqipërisë” i ndryshuar, neni 139 paragrafi 3 dhe neni 93 paragrafi 1, 3 dhe 5.

Komisariati Rajonal Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e e kundërvajtjeve rrugore me qëllimin ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim  krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bmw drift me makine bmw drift me makine

Sondazh

Poll