Bota

Tensionet me Rusinë, Evropa në kërkim të burimeve të tjera për furnizimin me gaz

1 Shkurt 2022, 16:32 Nga DOSJA
Tensionet me Rusinë, Evropa në kërkim të burimeve të

BRUKSEL- Përshkallëzimi i tensioneve midis Perëndimit dhe Rusisë mbi Ukrainën ka ngritur shqetësime për rrjedhat e gazit rus në Evropë, duke nxitur Komisionin Evropian të kërkojnë furnizime të reja. Me anë të një deklarate presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti amerikan Joe Biden janë zotuar të bashkëpunojnë ngushtë për sigurimin e gazit. Gjithashtu edhe komisionarja për Energji, Kadri Simson ka shtuar se blloku evropian po bisedon me partnerë si Azerbajxhani për rritjen e furnizimeve me gaz.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja po punojnë së bashku drejt një furnizimi të qëndrueshëm me gaz natyror nga burime të ndryshme anembanë botë, për të shmangur krizën e furnizimit, përfshirë ato që mund të rezultojnë nga një pushtim rus i Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Këto reagime të shpejta dhe urgjente nga BE & SHBA kanë ardhur pas një studimi, i cili tregon se nëse Rusia ndërpret furnizimin me gaz, atëherë e gjithë Europa do të futet në një krizë të paevitueshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota furnizimi me gaz joe biden kadri simson ursula von der leyen furnizimi me gaz joe biden kadri simson ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 23:00

Përse qau në televizion mësuesi nga Vushtria?

VUSHTRI– “I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çfare e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla,”-mohimi i gjakut të tij i ka mbushur s...