Bota

Pronat greke në Himarë, eurodeputeti Kefalogannis i drejtohet Komisionit Europian

1 Shkurt 2022, 15:26 Nga DOSJA
Pronat greke në Himarë, eurodeputeti Kefalogannis i drejtohet

BRUKSEL – Eurodeputeti grek Manolis Kefalogannis ngriti shqetësimin e tij për çështjen e pronave të minoritetit grek në Shqipëri dhe mbrojtjen e të drejtave të këtij minoriteti. Kefalogannis ia ka dërguar shqetësimet Komisionit Europian.

Ai kërkon që Shqipëria të kryerjë regjistrimin e pronave të qytetarëve me kombësi greke në Himarë në regjistrin kadastral. Ndër të tjera, deputeti i Parlamentit Europian tha se nuk duhet të ketë trajtim të diferencuar mes shtetasve grekë dhe shqiptarë kur vjen puna për zgjidhjen e çështjeve të pronave. Kefalogannis nënvizoi se këto çështje duhet të zgjidhen nga Shqipëria në mënyrë që të marrë “ok” për hapjen e negociatave për integrim në BE.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell iu përgjigj eurodeputetit grek Kefalogannis se çështja e pronave greke në Shqipëri është pjesë e rëndësishme e çeljes së negociatave për integrim në BE.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni komisioni europian manolis kefalogiannis negociatat me bashkimin europian komisioni europian manolis kefalogiannis negociatat me bashkimin europian

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 23:00

Përse qau në televizion mësuesi nga Vushtria?

VUSHTRI– “I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çfare e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla,”-mohimi i gjakut të tij i ka mbushur s...