Sport

Udhëtoi drejt Barcelonës pa gjetur akordin, tani Aubameyang do të kthehet në Angli

31 Janar 2022, 17:14 Nga DOSJA
Udhëtoi drejt Barcelonës pa gjetur akordin, tani Aubameyang do të

SPANJË– Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenal, është objektivi i madh i Barcelonës për të forcuar fazën ofensive në këtë ditë të fundit të merkatos së dimrit. Sulmuesi nga Gaboni udhëtoi në Barcelonë këtëtë hënë në pritje të për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Fillimisht, Aubameyang ishte planifikuar t’i nënshtrohej një kontrolli mjekësor, veçanërisht për të përjashtuar ndonjë problem me zemrën pas infektimit me Covid-19. Mirëpo, portali ‘The Athletic’ publikoi se bisedimet mes Barçës dhe Arsenalit për transferimin e Aubameyang kanë dështuar për shkak të kërkesave të larta sa i përket pagës.

Sulmuesi fiton 350 mijë sterlina në javë dhe Barcelona atë rrogë nuk mund ta mbulojë dot për huazimin deri në fund të sezonit. Katalanasit u befasuan kur pane se Aubameyang ishte në Barcelonë. Arsyeja e udhëtimit ishte edhe sepse lojtari shkoi për të vizituar familjen e tij që ndodhet në Barcelonë.

Nëse klubi katalanas nuk ia del dot të largojë Dembelen ose ndonjë lojtar tjetër, atëherë transferimi i Aubameyang dështon.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenal aubameyang barcelona arsenal aubameyang barcelona

Sondazh

Poll